DYLON

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së homazhe në Memorialin Përkujtimor në Prekaz

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së homazhe në Memorialin Përkujtimor në Prekaz
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, të shoqëruar nga zv. ministrat Burim Ramadani dhe Agim Çeku, sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Sylaj, gjeneralë, oficerë të FSK-së, si dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë, sot bënë homazhe tek varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familja Jashari, për nder të „Epopesë së UÇK-së“.

Me këtë rast, ministri Berisha, tha: „Ky përvjetor është më i veçantë, pasi që festohet bashkë me ushtrinë e Kosovës.

Jemi këtu për të nderuar të gjithë ata që vlerësuan se liria e vendit është më e shenjtë se sa jeta e tyre, e familjes së tyre. E veçanta e këtij përvjetori është se ne kësaj radhe vijmë me një mandat të ri, me një mision të ri, vijmë si Ministri e Mbrojtjes dhe me mandat ushtarak, që ishte edhe synimi i këtyre, që sot i kujtojmë“, tha ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha.

EkoHigjiena

Pas homazheve tek varrezat, delegacioni i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, u prit edhe në Kullën e Jasharajve nga kryefamiljari Rifat Jashari.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.