Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë, është takuar me Kryetarin e Grupit Parlamentar Kanada-Asamble Parlamentare e NATO-së, Borys Wrzesnewskyj.
Me të, ka diskutuar për mbështetjen e Kanadasë në proceset nëpër të cilat po kalon FSK-ja dhe Kosova.
Ministri Berisha e falënderoj mikun kanadez për mbështetjen e tij që po i jep Kosovës në cilësinë e nënkryetarit të Grupit Parlamentar Kanada-Kosovë. Të bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes dy vendeve.