Inspektohen punimet në autoudhën e Gjilanit (foto)

Inspektohen punimet në autoudhën e Gjilanit (foto)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, e bashkëpunëtorë të tjerë, realizuan vizitë inspektuese në punimet që janë duke u zhvilluar në projektin e Autoudhës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

Kreu i Qeverisë, Haradinaj dhe i pari i MI-së, Lekaj, u njoftuan nga menaxherët e këtij projekti për së afërmi me progresin e arritur deri më tani. Projekti po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe sipas specifikave të projektit.

Gjatë këtyre inspektimeve u tha se punimet po realizohen sipas planeve dinamike të parapara me kontratë dhe që kjo autoudhë do të përfundojë në kohë rekorde. Kurse sa i përket Anamoravës kryeministri Ramush Haradinaj deklaroi që Gjilani dhe Anamorava asnjëherë nuk kanë qenë më të përkrahura.

Me rastin e qëndrimit në Gjilan, kryeministri Ramush Haradinaj, ministri Pal Lekaj,e bashkëpunëtorë të tjerë, kanë qëndruar për ngushëllime në familjen Shala të viktimave të aksidentit të mbrëmshëm që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.

KOMENTE