Ministri i FSK-së Rrustem Berisha në kuadër të takimeve bilaterale në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifaks të Kanadasë, ka takuar sot Ministrin e Mbrojtjes së shtetit të Zvicrës, z. Guy Parmelin.
Ministri Berisha e ka falënderuar popullin e Zvicrës dhe autoritetet e këtij shteti për një përkrahje të qëndrueshme si dhe kontributin për paqe dhe siguri ndaj Republikës së Kosovës dhe më gjerë.
Ministri Berisha ka njoftuar homologun zviceran se, Kosova ka avancuar në shumë fusha dhe duke marrë parasysh që prania ushtarake prej 50 mije ushtarë në 1999, tash është më pak se 5000, ky fakt është tregues i qartë për avancimin e sigurisë dhe paqes në Kosovë.
Duke u bazuar në faktin se Kosova dhe Zvicra kanë bashkëpunim të lartë në fushën e ekonomisë, kulturës dhe shumë fusha shoqërore, prandaj Ministri Berisha theksoi nevojën që të ngritët ky bashkëpunim dhe në fushën e sigurisë.
Ministri Permelin theksoi se shteti Zviceran do jetë mbështetëse e vazhdueshme e Kosovës dhe se bashkëpunimi në fakt nuk ka munguar asnjëherë. Zvicra ka një komunitet të madh kontribuues shqiptar dhe kontakti Kosovë – Zvicër nuk ka munguar asnjëherë.
Zvicra do të vazhdoj ta përkrah Republikën e Kosovës, sepse ajo është edhe një ndër vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës. Forumin Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifaks të Kanadasë është duke vazhduar punimet sipas agjendës së publikuar.