DYLON

Presidenti Thaçi: Kosova është bërë eksportuese e sigurisë

Presidenti Thaçi: Kosova është bërë eksportuese e sigurisë
Avatar photo Redaksia

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka qenë ndër folësit në panelin e ditës së parë të Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë të Halifaxit e në të cilën u diskutua për të ardhmen e intervenimeve ndërkombëtare dhe të misioneve ndërkombëtare.

Duke treguar për përvojën e Kosovës, Presidenti Thaçi u shpreh se bota mund të mësojë shumë nga sukseset por edhe lëshimet e misioneve ndërkombëtare në Kosovë.

E para që duhet të mësohet është nevoja për të komunikuar me komunitetin vendor, u shpreh Presidenti Thaçi, duke shtuar se ndonëse qytetarët e Kosovës ishin të okupuar nuk do të thotë edhe se ishin të pa-emancipuar.

EkoHigjiena

Presidenti Thaçi u shpreh se sot Kosova është kthyer nga një konsumuese e sigurisë në eksportuese të sigurisë.

Çelës ka qenë komunikimi me të gjithë, gjithë-përfshirja dhe afirmimi i vullnetit për paqe dhe pajtim, konkludoi Presidenti Thaçi.

 

http://www.president-ksgov.net/sq/lajme/presidenti-thaci-ne-halifax-thote-se-kosova-eshte-bere-eksportuese-e-sigurise

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.