Gjobë deri në 2 500 euro për prindërit që nuk vaksinojnë fëmijët e moshës shkollore kundër fruthit, duke pasur parasysh se kjo është një sëmundje shumë ngjitëse dhe potencialisht vdekjeprurëse, është propozimi i ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn.
”Do të kërkojmë vendosjen e gjobave për prindërit e fëmijëve të pavaksinuar”, tha Spahn.
Ministri shpjegon se fëmijët e pavaksinuar ndaj fruthit duhet të pengohen nga qasja në mjediset e fëmijëve të tjerë për t’i mbrojtur ata që janë shumë të vegjël.