Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim të rregullt komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.
Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për gjendjen e sigurisë në vend dhe përgjatë kufinjëve të tij. Në takim u vlerësua se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile.
Me këtë rast, u tha se komunikimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se duhet të punohet edhe më shumë që të përparohet ky komunikim.
Ministri Gashi e falënderoi komandantin e KFOR-it për përkrahjen e dhënë për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovës dhe për gjithë qytetarët e saj.