DYLON

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Zjarrfikësit përfitojnë donacion nga KFOR-i

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Zjarrfikësit përfitojnë donacion nga KFOR-i
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të komandës së KFOR-it amerikan konkretisht me projektin CIMIC, Drejtoria e  Shëndetësisë dhe Njësia Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Viti, sot kanë pranuar një donacion me pajisje mbrojtëse dhe pajisje komunikimi.

Me këtë rast prezent ishte zëvendëskryetari i komunës Hasan Aliu, i cili falënderoi KFOR-in amerikan dhe theksoi se ky donacion do të ndihmoj dhe lehtësoj shumë punën e zjarrfikësve të komunës së Vitisë, gjatë intervenimeve në raste të ndryshme të vërshimeve.

EkoHigjiena

Përndryshe ky donacion përmban 20 palë rroba për Njësinë Profesionale për Zjarrfikje dhe Shpëtim dhe 7 pajisje komunikimi për Drejtorinë e Shëndetësisë. Këto pajisje kanë për qëllim përmirësimin e reagimit të urgjencës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.