Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski. Në këtë takim u bisedua për çështjet me interes të përbashkët në mes të dy shteteve, në veçanti në fushën e sigurisë.
Ministri Gashi theksoi se bashkëpunimi me Republikën e Maqedonisë është strategjik, duke marrë për bazë koordinimet si dy vendeve fqinje, sa i përket luftimit të krimit të organizuar, të cilët i shfrytëzojnë edhe pikë kalimet kufitare.
Në këtë takim u bisedua edhe sa i përket punëve që kanë bërë dy komisionet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë, sa i përket hapjes dhe funksionalizimit të pikës së kalimit të përbashkët të kufirit Stanqiq-Bellanovc.
Të dy palët vlerësuan se do të këtë shtim të dinamikës për funksionalizimin e kësaj pikë, në mënyrë që ketë lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave.