DYLON

Policia e Kosovës organizon konferencë rajonale me drejtuesit e policive rajonale (17-18 maj 2018)

Policia e Kosovës organizon konferencë rajonale me drejtuesit e policive rajonale (17-18 maj 2018)
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës e ndihmuar nga Misioni i EULEX-it, organizon konferencë rajonale dy ditore me drejtuesit (drejtorët) e policive të shteteve rajonale, të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Sllovenisë, të cilët deri më tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në Prishtinë.

Nikoqir i kësaj konference është Policia e Kosovës, në krye me ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Naim Rexha, e cila vlerësohet si një faktor mjaft i rëndësishëm dhe i suksesshëm, në bashkëpunim dhe ndikim të stabilitetit rajonal.

Kjo konferencë është si vazhdimësi e konferencës së suksesshme të drejtuesve të policive të mbajtur në Shkup me 9 dhe 10 shtator të vitit 2016, dhe tani është vendosur të mbahet në Kosovë me 17 dhe 18 maj 2018 me ftesë të Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

Qëllimi primar i kësaj konference është intensifikimi i bashkëpunimit të ndërsjellët rajonal, mbledhja dhe shkëmbimi i informacioneve, në interes të parandalimit të kërcënimeve dhe rreziqeve strategjike që i paraqet krimi i organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmi, e të cilat do të ndikojnë pozitivisht në stabilitetin rajonal.

Vlen të theksohet se pjesë e kësaj konference përveç drejtorëve të përgjithshëm të policive rajonale, prezentë do të jenë edhe drejtorët e hetimeve nga të gjitha vendet pjesëmarrëse.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.