Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Bejtush Gashi, po qëndron në një vizitë zyrtar për Austri, ku është pritur nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, z.Peter Goldgruber.
Në këtë takim është biseduar për tema të cilët kanë të bëjnë me migrimin, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, liberalizimin e vizave si dhe për përfshirjen e Policisë së Kosovës në organizatën Interpol.
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi Qeverinë e Austrisë për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit euro-atlantik, si dhe për përkrahjen ndaj institucioneve të Kosovës në forcimin e kapaciteteve.
“Shfrytëzojmë nga rasti të ju falënderojmë për përkrahjen e madhe Austria i ka dhënë popullit të Kosovës dhe presim që përkrahja juaj të vazhdojë për liberalizimin e vizave, në procesin e anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizatat tjera ndërkombëtare, si dhe për perspektiven Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ministri Gashi.
Ministri Gashi, theksoi se terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm vazhdojnë të mbeten një nga kërcënimet kryesore të sigurisë, duke kërcënuar jo vetëm jetën dhe pronën, por edhe vlerat demokratike dhe vetë mënyrën e jetës së shoqërisë. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj mbeten të përkushtuara për të dhënë ndihmën e tyre për t’i luftuar këto fenomene.
“Është lajm i mirë që Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, me shumicë votash ka rekomanduar liberalizimin e vizave, hap ky shumë i rëndësishëm drejt lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës. Zotohem se MPB do të mbetet e përkushtuar në menaxhimin efikas të procesit pas liberalizimit të vizave dhe obligimeve që dalin nga lëvizja e lirë në zonën Schengen”, tha ministri Gashi.
Gjithashtu, ministri Gashi tha se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është i domosdoshëm për të garantuar dhe forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Në anën tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë të Punëve të Brendshme të Austrisë, z.Peter Goldgruber konfirmoi mbështetjen e shtetit austriak në përmbushjen e objektivave në proceset e integrimit euro-atlantik.
Gjithashtu, z. Goldgruber ofroi gatishmërinë për bashkëpunimin në mes të dy policive, sa i përket shkëmbimit të informatave, të cilat do të ndihmonin në luftimin e terrorizmit dhe krimit të organizuar.