DYLON

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha priti komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci
Avatar photo Redaksia

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti në takim, komandantin e KFOR-it, gjeneral major Salvatore Cuoci.

Ministri Berisha dhe gjenerali Cuoci biseduan për situatën e sigurisë në vend, bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it si dhe për hapat e mëtutjeshëm të thellimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm në të mirë të zhvillimit dhe profesionalizimit të mëtutjeshëm të FSK-së si dhe ruajtjen dhe kultivimin e një klime bashkëpunimi gjithnjë në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë.

I pari i FSK-së, ka falënderuar komandantin e KFOR-it për angazhimin e tij dhe trupave paqeruajtëse të KFOR-it për gjithë kontributin që po japin në vazhdimësi për garantimin e paqes dhe stabilitetit në vend.

EkoHigjiena

Gjatë takimit Ministri Berisha dhe gjeneral Cuoci kanë koordinuar agjendën dhe ritmet e takimeve të përbashkëta për të ardhmen me qëllim që informimi, koordinimi dhe angazhimi të përbashkët në të mirë të paqes dhe stabilitetit në Republikën e Kosovës, duke qenë në shërbim të gjithë shoqërisë kosovare.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.