Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar.
Gjatë qëndrimit ministri Maqedonci do të ketë takim zyrtar me Ministrin e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, z. Leo Docherty me të cilin do të nënshkruaj edhe Marrëveshjen e përditesuar të Bashkëpunimit që synon thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
Ministri po ashtu do të ketë takime me zyrtar të tjerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Qeverisë britanike.
Në Ambasadën e Kosovës do te ketë takim me bashkëatdhetarët si dhe do të vizitoj kontingjentin e FSK-së në kundër të operacionit Interflex që po trajnon trupat ukrainase. /2lonline/