Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci priti sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, George Schnetzer, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka ofruar Kosovës në fusha të ndryshme, si në ekonomi, arsim e mbi të gjitha në fushën e sigurisë e mbrojtjes, si pjesë e trupave të KFOR-it.
Në takimin e mbajtur, ministri Maqedonci e njoftoi ambasadorin austriak për situatën e sigurisë në vend dhe gjithashtu përparimet që FSK ka arritur në implementimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit.
Të dy u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin dhe thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy shteteve, me qëllim përmbushjen e synimit për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe mbrojtjes së vlerave perëndimore.