Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, ka ndarë mirënjohje për drejtorin dhe mësimdhënësin më të mirë për vitin 2018 në Kamenicë dhe në komunat e tjera.
Me rekomandimin e U.D Drejtoreshës së Arsimit Mirhane Morina, drejtori më i suksesshëm për këtë vit u zgjodh Ramadan Guda, nga ShFMU “Asllan Thaçi”- Karaçevë e Poshtme, ndërsa profesori I matematikës Abedin Selishta në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë, u zgjodh si mësimdhënësi më i mirë.
U.D drejtoresha Morina falënderoi drejtorin Guda dhe mësimdhënësin Selishta për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe I inkurajoi të gjithë personelin arsimor që të përkushtohen në vazhdimsi.
“ Inkurajojmë të gjithë personelin arsimor që të përkushtohen maksimalisht në mënyrë që të arrijmë qëllimin e përbashkët : ngritjen e cilësisë në arsim”, tha ajo