Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç. Me këtë rast, ministri Bedri Hamza dhe ambasadorja Kivilcim Kiliç u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët.
Ministri Hamza e njoftoj Ambasadoren për situatën Makro-Fiskale në vend. Në takim u diskutua edhe për rëndësinë që ka bashkëpunimi ekonomik në mes të dy vendeve.
Ministri Hamza gjithashtu e njoftoi Ambasadoren Kiliç për prioritetet e Ministrisë së Financave dhe për hapat e ardhshëm që do të ndërmerr, si dhe ndër të tjera e njoftoi atë edhe për prioritet e Qeverisë dhe planin e adresimit të sfidave në fushën e ekonomisë për ruajtjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e indikatorëve makro fiskal, si dhe për përkushtimin në fuqizimin e sektorit privat si bartës të rritjes ekonomike në vend.