Pa pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës, asnjë iniciativë ballkanike nuk do të ketë sukses, Mini-shengeni është luftë politike e Serbisë për ta izolue Kosovën, andaj askush nga faktorët relevant ndërkombëtarë nuk i dha rëndësi!
Shkruan: Hafiz Gagica
Vendet e Ballkanit perëndimor përafërsisht kanë të njëjtën infrastrukturë dhe legjislacion parlamentar, dhe shumica e tyre janë të orientuara qartë si aspiruese në BE, përjashtue këtu Serbinë e cila luan me dy letra, atë pro Rusisë dhe atë për anëtarësim në BE, por që njëkohësisht të zgjerohet dhe të ketë ndikim sa më të madh në Ballkan.
Evropianet në samitin e fundit i dhanë një sinjal të qartë Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë, se akoma nuk i kanë plotësue kushtet për hapjen e negociatave për t’u anëtarësue në BE. Në fakt, Evropa ka problemet e veta të brendshme, si paqartësitë me Brex-tin, zgjerimin e më tejmë të saj si dhe problemet tjera që në këtë rast nuk ia vlen të numërohen këtu.
Shtyerja që disa vite të liberalizimit të vizave për Kosovën, mendoi se Evropianët më në fund duhet të vetëdijesohen, se krahas Maqedonisë së veriut, Shqipërisë dhe vendeve tjera aspiruese, edhe Kosova duhet të përfshihet në procesin e hapjes së negociatave për anëtarësim, mbase kjo varet shumë nga sjelljet e krerëve të politikës kosovare, në rend të parë se si do përfundon marrëveshja e koalicionit midis LVV-je dhe LDK-së, sa do i përmbahen premtimeve për ndërtimin e shtetit ligjor si dhe sa do ta luftojnë korrupsionin, nepotizmin dhe çdo dukurie tjetër negative.
Lojërat e presidentit serb me kryeministrin e Shqipërisë dhe atë Maqedonisë veriore për një “Mini-Shengen” ballkanik, nxori në pah divergjencat e ndryshme ballkanike, ndikimin e Rusisë në rajon si dhe pavendosmërinë e BE-së, prandaj qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e vetëdijshme se në diskursin politik në Ballkan, veç interesave të Fuqive të mëdha, këtu gërshetohen edhe interesant e grupeve politike ballkanike të cilat rajonin duan ta shndërrojnë në çifligje politike, ku Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi nuk do pranojnë të jenë pjesë e konjukturave të tilla aventureske..!
Ballkani perëndimor dhe popujt e tij me shumicë absolute janë të orientuar qartë për t’u bërë pjesë përbërëse e BE-së dhe e Aleancës veri-atlantike-NATO.s, prandaj po afron koha që hapja e negociatave për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit perëndimor të bëhet në një paket të përbashkët. Mbase, me vite të tëra është kalkulue shumë rreth (mos)hapjes së negociatave për anëtarësimin e kësaj pjese të Evropës në BE, siç ndodhi për dike njerkë e për dike tjetër nënë, prandaj me të drejt forcat demokratike evropiane presin që në fund të këtij viti Kosovës t’i hiqen vizat!