Futbollisti i Arsenalit dhe i Kombëtares së Zvicrës, Graniti, është rreth 20 herë më i shtrenjtë sesa vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili luan për Kombëtaren e Shqipërisë dhe Baselit.
Sipas ueb faqes së specializuar të futbollistëve, “Transfermarkt”, vlera aktuale e kartonit të Taulant Xhakës kushton rreth 2.25 milionë euro.
Ndërsa, mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, vlerësohet me 45 milionë euro, shkruan Express.
Kjo është vlera më e lartë që e ka arritur Granit Xhaka ndonjëherë.
Kurse, Taulanit kohëve të fundit ka pësuar rënie të theksueshme. Në vitin 2017 Taulanti kushtonte rreth 3.6 milionë euro dhe e ka pësuar një rënie prej më shumë se një milion.