Kosova shënoi fitore ndaj Gjibraltarit në miqësore me rezultat minimal 1:0. “Dardanët” dominuan tërësisht ndeshjen, ndonëse munguan golat e tjerë.
Florent Hasani shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje në minutën 68-të duke hapur llogarin e tij me ekipin kombëtar.
Edhe në këtë miqësore me një rival modest Dardanët mbushën tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.
12,142 tifozë ishin të pranishëm në stadium që në fund i kënaqi vetëm fitorja e Kosovës, por jo edhe loja gjatë 90 minutave.