Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se pa futbollistët me origjinë nga Kosova, Shqipëria nuk do ta kishte arritur kualifikimin në evropian.
I ftuar në nje emisionin televiziv, përveç temave politike ai ka folur edhe për sportin, në veçanti futbollin.
“Atëherë, për sa i takon futbollit dua t’ju përgëzoj për atë talent të jashtëzakonshëm që ka demonstruar Kosova në këto ndeshjet e fundit me Danimarkën dhe me Bullgarinë që, i kam ndjekur disa momente apo sekuenca edhe duket që perspektiva është e jashtëzakonshme por, dua të siguroj që nuk ka asnjë lloj xhelozie nga ana ime për këtë gjë përkundrazi“, ka thënë Ilir Meta.
“Besoj se i qartë kam qenë, por sidoqoftë kur ne kemi mundësi t’ju përforcojmë juve mund t’i kalojmë disa futbollistë këndej në rast se ju jeni më pranë suksesit“, ka shtuar Meta.
“Dhe anasjelltas. Ne jemi mirënjohës për atë çështje, ne jemi mirënjohës. Pa futbollistët me origjinë nga Kosova, Shqipëria kurrë nuk do kishte shkuar në Europian, kurrë nuk do të ishte kaq e famshme. Ne jemi shumë mirënjohës për këtë gjë“, ka thënë ndër tjera presidenti i Shqipërisë.