Institucionet komunale të Vitisë shprehin falenderim për mësuesen Lutfie Alidemaj në ditën e pensionimit të saj.
Me rastin e pensionimit të mësueses Lutfie Alidemaj, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Arsimit Basri Aliu, kanë organizuar një pritje, në shenjë falenderimi për punën dhe angazhimin e saj në edukimin e brezave të rinj.
Mësuesja Lufie Alidemaj, ishte pjesë e personelit të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran.
Kryetari Haliti, duke i uruar pensionimin asaj, tha se mësuesja Lutfie është shembull i mirë për edukimin e shumë gjeneratave dhe njikohësisht vlerësohet për përkushtimin tejet të madh në profesionin e saj./2LONLINE.com/