Nxënësit shqiptar në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë shpesh deri në shkollimin e mesëm nuk dinë asnjë fjalë serbisht edhe pse mësojnë këtë si gjuhë joamtare që nga shkollimi fillor i ulët.
“Testimi nacional i bërë para dy viteve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka treguar se niveli është I ulët I njohjes së gjuhës serbe tek nxënësit që nuk e kanë gjuhë amtare. Edhe pse kanë një fond të ngarkuar të orëve të mësimit ata nuk mundë të merren vesh në serbisht”, ka thënë për gazetën novosti, Dejan Milijiq nga Instituti për avancimin e arsimit dhe edukimit, transmeton Titulli.com.
Përveç plan-programit arsimorë për mosnjohjen e gjuhës serb është shkaktare edhe kuadri nëpër shkollat shqipe, shtoi Milijiq.
“Mësimin e gjuhës serbe e ligjërojnë mësimdhënësit e lëndëve tjera me arsyen për përmbushjen e orëve të mësimit. Shpesh ata mësimdhënës janë që nuk dinë të flasin në gjuhën serbe në nivelin mesatar. Gjithashtu në ligj thuhet se ai mësimdhënës duhet ta dijë të paktën 30% të gjuhës së pakicës në të cilën mëson gjuhën serbe”, theksoi Dejan Milijiq.
Për cilësinë e mësimdhënies së gjuhës serbe në shkollat shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë , Titulli.com ka realizuar hulumtime nëpër këto shkolla për të cilat ka paralajmëruar se niveli i njohjes gjuhës serb është shumë ulët dhe mësimdhënësit janë të pakualifikuar.
për më tepër në: Titulli.com