DYLON

Kamberi: Mbështetja deklarative nga Tirana dhe Prishtina nuk është e mjaftueshme

Kamberi: Mbështetja deklarative nga Tirana dhe Prishtina nuk është e mjaftueshme
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi për mediat në Beograd ka folur se shqiptarët kanë të drejtë në bashkëpunim me Prishtinën dhe Tiranën por edhe komunikim të përhershëm me Beogradin.

Sipas tij duhet të bindim Prishtinën dhe Tiranën që të jenë më të pranishme në komunën e Bujanocit përmes projekteve konkrete.

“Jetojmë në kohën kur mbështetja deklarative nuk është e mjaftueshme. Në këtë qëllim do të bëjë përpjekje në kërkesa të këtilla. Komunikimet tona si qeverisje lokale me Beogradin janë të përditshme”, është shprehur Kamberi për gazetën politika, transmeton Titulli.com.

EkoHigjiena

Ai ka thënë mes tjerash se kanë përfituar disa projekte infrastrukturore nga ministrinë përkatëse në Beograd.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.