Mësimi tërëditor, në këtë kohë dhe këto rrethana, analizuar mirë apo eksperimenti radhës, me nxënësit, arsimtarët dhe prindërit?!
Nga: Blerim SHERIFI – PhD Candidate në Mësimdhënie të gjuhës Angleze
Fillimisht disa pyetje që kërkojnë analizë më të thellë dhe detajizuar rreth rifillimit të mësimit tërëditor në pesë shkolla fillore të kryeqytetit.
- Sa i vështirë do të jetë tranzicioni?
- A po bëhet kjo për shkak të rezultateve të dobëta në PISA?
- Përmisimit të performancës akademike të nivelit fillor për klasat I-V
- Socilazimit fëmijëve duke ndarë më shumë kohë në hapësirat shkollore?
- ‘’A po bëhet kjo për të përmisuar trafikun( komunikacionin) dhe mos të u japim prindërve shumë stres’’siç është dhënë si arsyetim?’’
- A do të jetë edhe ky lloj testi sikur ai më parë që u provua dhe nuk funksionoi?
- A kemi infrastrukturë, hapsirë, dhe ushqim të mjaftueshëm e cilësor për mësim tërëditor ?
- A kemi burime njerëzore, mësimdhënës të mjaftueshëm për mësim tërëditor apo do angazhohen/punësohen mësues shtesë?
Çdo gjë po ndryshon me të madhe dhe në mënyrë më të shpejtë se sa po mendohet jo vetëm te ne por në mbarë globin andaj edhe ne si shtet dhe shoqëri nuk mund të i rezistojmë, e bashkë me ndryshimet e shumta rapide, po ndryshon edhe arsimi, mësimdhënia dhe mësimnxënia duke përdorur metoda dhe qasje të ndryshme rreth përmisimit të cilësisë dhe përformancës së nxënësve.
Dhe padyshim se çdo reformë, ndryshim nga e mëparshmja ka të mirat e tij/saj, ngase qëllimi prapa reformave qëndron në atë se kërkohet diçka më e mirë, me e lehtë , me e favorshme dhe më pak e kushtueshme në kosto.
Thënë këtë, edhe kalimi në mësim tërëditor që tashmë kryeqyteti dhe drejtoria arsimit në kryeqytet kanë vendosur patjetër se ka përparësitë dhe mangësitë e saj.
Nga ajo se çfarë kanë deklaruar zyrtarë nga drejtoria e arsimit në kryeqytet, thuhet se kjo është praktikë ndërkombëtare dhe standard evropian dhe këtu lind pyetja nëse është marrë për model ndonjë shtet evropian, a është përshtatur vendit tonë, sistemit tonë arsimor, vetëdijes sonë qytetare, kushteve infrastrukturore, stafit arsimor, kuadrit të mjaftueshëm për mësim tërëditor, ofrimit të ushqimit dhe mbi të gjitha a ka ndryshuar kurrikula arsimore kur tani më nxënësit e klasave I-V pjesën më të madhe të kohës do ta kalojnë në bankat shkollore.
Një çështje shumë me rëndësi që unë e shohë dhe mendoj se do të jetë problematike për nxënësit, mësuesit dhe prindërit është tranzicioni-faza kalimtare.
Sa i vështirë do të jetë tranzicioni nga mësimi paraprak që ka qenë në mësim tërëditor, a janë fëmijët e klasëve I-V të përgatitur për të qëndruar për një kohë kaq të gjatë në bankat shkollore. Po a janë edhe mësuesit të përgatitur, motivuar, entuziastë të mbajnë mësim tërëditor me kushtet, pagat, udhëheqjen etj.
Duke filluar së përgjigjuri pyetjeve që në fillim të këtij artikulli, vërtetë do të doja të dija se a po bëhet njëmend ky lloj kalimi në mësim tërëditor për të përmisuar imazhin me rezultatet e testit PISA që tash e sa vite Kosovën e rendisin në nivel jo të kënaqshëm. Dhe atëherë nëse kjo është një nga arsyet, në cilat lëndë ka qenë fokusi pasi disa lëndë do të largohen e disa të tjerave do të u jepet më shumë kohë dhe hapsirë që mësuesit dhe nxënësit të punojnë më shumë për të përmisuar imazhin.
A po bëhet kjo për të përmisuar përformancën pikërisht në klasat I-V ku me të vërtetë kjo moshë kërkon më shumë kohë, përkushtim, angazhim nga nxënësit dhe mësuesit e që kjo padyshim do të ishte një ide e qëlluar ku nxënësit do të kalojnë më shumë kohë në bankat shkollore dhe mundësia për përmisim të performancës padyshim do jetë e dukshme.
Një arsye tjetër nga i pari i Kryeqytetit ishte që mos të ngarkohet trafiku me prindër për vajte-ardhje në shkollë, dhe nuk di se sa do ishte kjo një arsye, po të thuhej që si mungesë e mos përshtatshmërisë së orarit të punës së prindërve dhe kohës që qëndrojnë nxënësit në shkolla, kjo padyshim se ka një arsye të fortë. Pasi prindërit kalojnë një kohë të gjatë në punë dhe larg shtëpisë dhe fëmijët mbeten pa përkujdesje shumë nga ta e kjo do të ishte një përparësi për fëmijët.
Ne e dimë që edhe më parë pati filluar mësimi tërëditor në disa shkolla por doli të mos funksionoj, dhe të gjithë i dimë sfidat me çfarë u patën përballur prandaj rifillimi me mësim tërëditor do duhej të ishte menduar mirë dhe analizuar mirë nga ekspertët dhe njohësit e fushës së arsimit parauniversitar.
Një tjetër pikë që kërkon shumë analizë patjetër se është, sa kemi infrastrukturë shkollore duke filluar nga hapësirat shkollore (klasët e mësimit, kabinetet, hapësira për aktivitete rekreative) meqë nxënësit do të kalojnë një kohë të gjatë në shkollë e deri të ofrimi i ushqimit për nxënës ku urojmë të jetë i mjaftueshëm, cilësor dhe i shëndetshëm.
A kemi mësimdhënës të mjaftueshëm për mësim tërëditor, a kanë vullnetin, motivin, fokusin dhe elanin për një orar më të gjatë se që janë mësuar kur ne e dimë që ata në bazë normës që kanë u kërkohet 20 orë në javë e që i bie dikur 5 ditë në javë nga 4 orë. A ka angazhuar DKA mësimdhënës shtesë për këtë formë tranzicioni, a do jenë ata mësimdhënës që do to merren me mësimdhënie apo më shumë me aktivitete, ushtrime, zhvillim të talenteve apo do jetë mësimdhënie e përbashkët (co-teaching). Këta mësimdhënës me pagat që kanë a do jenë në gjendje, vullnet dhe motiv për të ofruar mësim tërëditor.
Dhe tani nga përvoja ime dhe nga studimet që janë bërë padyshim del se edhe mësimi tërëditor ka përparësitë dhe mangësitë e tij.
- Si përparësi e parë është parë që në mësimin tërëditor, nxënësit e ngritin performancën akademike ngase gjatë kalimit në një kohë më të gjatë në bankat shkollore dhe rrethimit gjatë tërë kohës me nxënësit e tjerë dhe mësuesin ata do jenë në gjendje të mësojnë më shumë, ushtrojnë më shumë, përsërisin më shumë, ekspozojnë veten më shumë në grup dhe ekip, shkëmbimi i përvojave andaj kjo do të ndikonte pozitivisht në ngritjen e përformancës.
- Një përparësi tjetër padyshim se është socializimi me nxënësit tjerë meqë të qenët i rrethuar gjatë tërë ditës me nxënës, ata padyshim do të mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit. Meqë disa nxënës mund jenë të tipit introvert, gjatë mësimit tërë ditor ata do të kenë mundësinë të bashkëbisedojnë dhe ndajnë njohuri me njëri tjetrin dhe kjo do të ndikonte në zhvillimin e tyre social. Ata do të mësojnë kështu më shumë edhe për shoqërinë , njerëzoren, ngase duke ndarë një kohë më të gjatë në bankat shkollore, nxënësit zhvillohen edhe emocionalisht çfarë do të thotë se do të zhvillojnë ndjenjën e empatisë.
- Dhe si përparësi e fundit, nxënësit do të kenë mundësinë të mësojnë më shumë ngase do kenë faktorin kyç, kohën në anën e tyre. Të qëndruarit tërë ditën apo thënë pjesën më të madhe në bankat shkollore nxënësit kanë më shumë kohë për të mësuar dhe vetëzhvilluar në lëndët si matematikë, lexim, zhvillim të shkathësive të komunikimit, socializimit, si dhe zhvillimit të shkathësive të menduarit kritik në një moshë më të re.
- Ndërsa si mangësi e parë do të jetë tranziconi, kalimi nga gjendja aktuale në mësim tërëditor, ku nxënësit do të shfaqin disa sjellje jo në përputhshmëri me shkollën dhe rregullat e saj, pasi ata ende nuk janë në gjendje të i përshtaten qëndrimit tërëditor në bankat shkollore, dhe padyshim se kjo merr kohë. Fëmijët janë mësuar me tjera shprehi të sjelljes, punës, të mësuarit andaj për këtë moshë ky lloj tranzicioni do të përcillet me sfida por patjetër se çdo herë ekziston hera parë dhe duhet lëvizur për të bërë reforma.
- Sipas CAC (2006) një mangësi tjetër pasi ne kemi stile dhe lloje të ndryshme të mësimnxënies dhe jo të gjithë nxënësit do të shfaqin interesim dhe vullnet e motiv për të mësuar gjatë tërë ditës prandaj këta nxënës me këtë lloj sjellje apo mos vullnet dhe potencial për të mësuar do të jetë një sfidë për mësuesin, klasën, drejtorinë e arsimit në ngritje të përformancës.
- Si mangësi apo sfidë tjetër do të jetë mungesa e fleksibilitetit për familjet e sidomos te fëmijët me nevoja të veçanta. Shumë prindër dhe nxënës janë mësuar që kohën e pas mësimit të e kalojnë me aktivitete të ndryshme sportive apo shëtitje, dhe kur tani më ata duhet të i kthehen mësimit tërëditor do të thotë qëndrimit më të gjatë në shkollë, kjo do të paraqes sfidë.
Dhe tejkalimi i kësaj sfide arrihet kur në mësimin tërëditor do të realizohen edhe aktivitete të ndryshme në lidhje me artin, sportin, këndimin, kulturën që këta nxënës të gjejnë edhe zbavitje, re kreativitet dhe jo vetëm mësime e ligjërata.
Në fund me shpresë që ky fillim i kalimit në mësim tërëditor të sjellë rezultate të kënaqshme dhe ky lloj tranzicioni të arrij pritjet e DKA-së akterëve të tjerë të involvuar në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Andaj këtë artikull do e përfundoj me një thënie nga filozofi grek Demokriti ‘’ shpresat e të arsimuarve janë më të forta se pasuritë e të paarsimuarve’’ . /2LONLINE/