Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë me dije se mbi 100 mësimdhënës kanë filluar sot trajnimin për zbatimin e kurrikulës nga të gjitha nivelet.
“Bashkë me drejtoreshën e arsimit, vizituam mësimdhënësit që për 7 ditë do të jenë pjesë e trajnimit”, ka bërë me dije, kryetari Hyseni.
Sipas tij, gjatë këtij viti pritet që rreth 500 mësimdhënës të jenë pjesë e trajnimeve të ndryshme.
“Një hap në rrugën e gjatë të ngritjes së cilësisë në arsim”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban hyseni. /2LONLINE/