Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Fatbardha Emini, Drejtoresh e Arsimit në Viti, kanë vizituar sot mësimdhënës të mësimit klasor të cilët janë duke ndjekur seminarin për zbatimin e kurrikulës së re.
Përndryshe ky seminar ka filluar të mbahet dje dhe pritet të zgjasë pesë ditë. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi ndër tjerash ju ka thënë mësimdhënësve se do t’i mbështes ata në këtë procese. Kurse drejtoresha Emini, potencoi se ajo ka besim së mësimdhënësit do të do të aftësohen në zbatimin e drejtë të kësaj kurrikule për nxënësit vitias t; klasave të para pasi që zbatimi i saj do të filloj në muajin shtator të këtij viti.