DYLON

PK-ja përmes faqes zyrtare ua mundëson qytetarëve qasjen për kontrollimin e tiketave të trafikut

PK-ja përmes faqes zyrtare ua mundëson qytetarëve qasjen për kontrollimin e tiketave të trafikut
Avatar photo Redaksia

Referuar kërkesave të shumta dhe prezencës së shtuar të qytetarëve nëpër stacione policore për t’u informuar lidhur me numrin e kundërvajtjeve/gjobave të papaguara që mund t’i posedojnë, Policia e Kosovës ka lansuar ueb-modulin e publikuar në ueb faqen zyrtare të PK-së (www.kosovopolice.com).

Me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi Policia e Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm, ka ofruar një mundësi që tiketat e papaguara të mund të kontrollohen, duke u qasur në ueb-faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, pa pasur nevojë të paraqitjes në stacione policore.

Lansimi i këtij ueb-moduli si fazë testuese ka filluar me datën 06.07.2018, në ueb faqen e PK-së, ku është instaluar ikona “Gjobat në trafik” (sikurse në foton më poshtë), ku pas klikimit në të njëjtën dhe ofrimin e të dhënave si (numri personal, emri dhe mbiemri), çdo qytetar do të ketë mundësi t’i gjejë sa tiketa të papaguara i ka, numrin e tiketës, në cilin stacion janë shqiptuar dhe sa e kanë vlerën.

EkoHigjiena

Vlen të theksohet se në mungesë të një sistemi të unifikuar të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces që përfshijnë: shqiptimin e gjobave nga PK-ja, ndëshkimet/vendimet nga organet e drejtësisë dhe pagesat që realizohen përmes autoriteteve bankare, ekziston mundësia e shfaqjes së ndonjë mosevidentimi të pagesave në kohë optimale, të realizuara nga qytetarët.

Policia e Kosovës është duke punuar në vazhdimësi në kualitetin e shërbimeve, përfshirë këtu edhe rifreskimin e të dhënave në rastet kur qytetarët i ofrojnë dëshmitë mbi pagesën e gjobave, me qëllim të shlyerjes së tyre nga sistemi.

Ndërsa sa i përket shqetësimit rreth mbrojtjes së të dhënave personale ueb moduli për kontrollin e gjobave në trafik është në përputhje të plotë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe të gjitha të dhënat që shfaqen janë të enkriptuara sipas standardeve për enkriptimin e të dhënave.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.