Nuk ka asnjë dyshim se Arbër Zeneli ka qenë mungesa më e madhe e Përfaqësueses së Kosovës në muajt e fundit.
Futbollisti nga Mitrovica u lëndua në ndeshjen eliminatore për ‘Euro 2020’ mes Malit të Zi dhe Kosovës në muajin qershor, dhe në fushën e gjelbër pritet të kthehet në fillim të vitit të ardhshëm.
Futbollisti i Reims ka dhënë edhe një mesazh për të rinjtë e futbollit kosovar.
“”Unë ua kisha thënë fjalët që mi ka thënë babai im: ‘Të japësh maksimumin dhe të besosh në vetvete. Talentin e ke, por nuk jeton gjithmonë, puna është kryesorja”, ka thënë Arbër Zeneli.