(2L ONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti për nderë të “2 Korrikut”,shpalljes së deklaratës Kushtetuese ka th[n[ se “Sot kur po bëhen plot 24 vite nga ngjarja historike e shpalljes së deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990, ndjehem i priveligjuar që nga pozita e kryetarit të komunës, të ju uroj këtë ditë e cila i parapriu proceseve të mëdha historike për popullin tonë.
Në këtë ditë, kujtojmë gjithë sakrificën e popullit liridashës, që me mundë, djersë e gjak, arriti të kurorëzoj suksesshëm të bërit shtet. Andaj, me këtë rast, kam nderin që sot ish-delegatëve të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, qytetarëve të Vitisë dhe mbarë shqiptarëve të ju uroj ditën e madhe të “2 Korrikut”. Kjo ngjarje e madhe, është manifestuar me aktivitete sportive e kulturore edhe më parë dhe Begunca ka qenë dhe mbetet nikoqir I këtyre aktiviteteve. Sivjet Institucionet komunale në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë Rini e Sport janë bartëse të këtij Manifestimi. Uroj dhe falënderoj gjithë organizatorët, pjesëmarrësit dhe aktivistët për Manifestimin e “2 Korrikut”. /2l ONLINE/