Në autostradën E-75 në seksionin Preshevë – Bujanoc, rreth pesë kilometra nga stacioni i taksave Preshevë, një automjet me ngarkesë ka marrë flakë.
Sipas njoftimit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët e Serbisë” Trafiku zhvillohet në korsinë e trafikut të mbikalimit, transmeton Titulli.com.
“Autostrada E-75, seksioni Preshevë-Bujanoc, rreth 5 km nga stacioni i taksave në Preçevë, një automjet i ngarkuar ka marrë flakë, në drejtim të Preshevës – trafiku zhvillohet në korsinë e mbikalimit”, thuhet në mes tjerash në këtë njoftim.
Ndërmarrja Publike “Rrugët e Serbisë” ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik që të rregullojnë shpejtësinë e tyre me kushtet në rrugë .
BURIMI: Titulli.com