FC Drita do të zhvillojë ndeshjen e 33-të kampionale ndaj FC Prishtinës nesër në stadiumin Ramiz Sadiku në Prishtinë, e për këtë ndeshje foli edhe futbollisti Meris Maliqi.
Maliqi tha se janë përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme.
“Kemi një ndeshje mjaft të vështirë ndaj një ekipi të fortë, jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Besoj nesër shkojmë për fitore dhe t’i marrim tri pikë”, ka thënë Maliqi.
Ndeshja FC Prishtina – FC Drita zhvillohet nesër 9 maj në stadiumin Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 15:00. /2LONLINE/