Mërgimtari vitias Xhavit Islami, ka ndihmuar stafin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF)në Viti me 50 rroba që mund të përdorën më shumë herë e të cilat janë të mirëseardhura në luftën kundër përhapjes së virusit COVID-19 i cili deri me tani ka prekur 49 qytetarë të kësaj komune.
Me këtë rast institucionet komunale të Vitisë, në veçanti drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili e falënderoj atë për donacionin e dhënë duke potencuar se në këtë kohë të pandemisë këto rroba janë shumë të mirëseardhur pasi që ndikojnë në mbrojtjen e stafit mjekësor që të mos infektohen me virusin COVID-19.
Ajo potencoi se komuna e Vitisë dhe stafi mjekësor i kësaj komune ju është mirënjohës çdo donatori që ju ka dalë e po ju del në ndihmë në këtë kohë të pandemisë.