DYLON

Mërgimtari vitias Sokol Shaqiri dhuron një donacion të rëndësishëm për QKMF-në e Vitisë

Mërgimtari vitias Sokol Shaqiri dhuron një donacion të rëndësishëm për QKMF-në e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka pranuar sot një donacion prej Sokol Shaqirit nga Terpeza e Vitisë i cili jeton në Gjenevë të Zvicrës.

Sipas Drejtoreshës së QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili ai ka dorëzuar kësaj qendre pajisje të rëndësishme në luftën kundër virusit pandemik COVID-19.

“Kemi pranuar një donacion nga bashkëvendësi ynë, z. Sokol Shaqiri cili jeton në Zvicër. Donacioni i tij përfshin pajisje mjekësore për mjekët vitias që janë në vijën e parë të frontit në luftën kudër virusit COVID-19. Në këtë donacion bëjnë pjesë Stetoskop me manzhetë dhe pulsoksimetër , të cilët do të shërbej për matjen e saturimit me oksigjen, veçanërisht e dhënë e rëndësishme per pacientet e dyshuar me virusin COVID-19” u shpreh Drejtoresha Kadolli-Halili.

EkoHigjiena

Ajo shtoi se komuna e Vitisë, në veçanti QKMF-ja ju është mirënjohës atij por edhe të gjithë atyre që po i ndihmojnë mantel bardhet në këtë situatë të pandemisë globale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.