DYLON

Komuna e Vitisë pranon një makinë për pastrimin e rrugëve nga mërgimtari vitias, Xhavit Islami

Komuna e Vitisë pranon një makinë për pastrimin e rrugëve nga mërgimtari vitias, Xhavit Islami
Avatar photo Redaksia

Xhavit Islami, bashkatdhetar vitias që jeton dhe vepron në Zvicër, i ka dhuruar komunës së Vitisë, një makinë për pastrimin e rrugëve.

Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, Adnan Ymeri, kanë parë nga afër funksionimin e kësaj makine të pastrimit në sheshin e qytetit të Vitisë “ Nijazi Azemi-Komandat Mjekrra”.

EkoHigjiena

 Kryetari Haliti falënderoi bashkatdhetarin Islami për këtë donacion dhe tha se ai vazhdimisht nuk ka harruar komunën e tij dhe ka ndihmuar këtë komunë në mënyrat e ndryshme.

“Sinqerisht dua të falënderoj bashkatdhetarin tonë , Xhavit Islami i cili edhe pse është larg vendlindjes asnjëherë nuk e ka harruar vendin e tij dhe ka dhënë vazhdimisht një kontribut të veçantë për Vitinë. Prandaj komuna e Vitisë ju është mirënjohës atij për të gjitha që ka bërë për ne” u shpreh kryetari Haliti.

Përndryshe ky donacion është personal nga z. Xhavit Islami dhe ai njëherit është edhe kryetar i shoqatës “VITIA” nga Gjeneva e Zvicrës, shoqatë kjo që ka dhënë një kontribut të çmuar për Vitinë në veçanti në fushën humane duke I ndihmuar njerëzit në nevojë.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.