Sant Julian, Francë – Shoqata e Mërgimtarëve “Iliria’, me seli në Sant Julian të Francës, ka bërë me shtëpi të re familjen e Flamur Ibrahimit nga fshati Tërstenik i Vitisë.
Në saje të vetëkontributit si dhe mjeteve të grumbulluara nga aktivitetet e ndryshme të anëtarëve të Shoqatës “Iliria”, krahas kontributit në aksionin gjithëpërfshirës të shoqatës “Vitia” të titulluar “Kontributi juaj, ndryshon jetë”, i cili ka për qëllim ndërtimin e shtëpive të familjeve të pastreha në Komunën e Vitisë, kjo shoqatë me fondin e vetë ka ndërtuar shtëpinë e Flamur Ibrahimit, nga themeli deri në kulm si dhe ka bërë renovimet tjera që kjo shtëpi të jetë plotësisht e banueshme.
Luljeta Hoxha, kryetare e shoqatës “Iliria”, ka thënë se kjo shoqatë pos angazhimit të saj që përmes aktiviteteve edukativo-arsimore, mërgimtarëve t`iu ofroi mundësi të jenë afër atdheut, me mjete që grumbullohen nga aktivitetet e ndryshme kulturore e sportive jep kontributi e saj edhe me aksione humanitare në Kosovë.
“Këtë vit kemi ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë së familjes Ibrahimi në Tërstenik, dhe ky aksion humanitar nuk ishte i vetmi I shoqatës Iliria deri më tani, pasi edhe më herët kemi kontribuar në aksione të ndryshme humanitare”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka theksuar se krahas aktivisteve humanitare në Kosovë shoqata Iliria me vetëkontributë organizon edhe arsimin shqip në Sant Julian si dhe aktivitete të ndryshme kulturore për nderë të festive kombëtare dhe shtetërore.
E, Naser Hajrullahu , anëtar i kryesisë së shoqatës Iliria, ka thënë se për ndërtimin e kësaj shtëpie krahas mjeteve financiare është dashtë mund dhe kohë që të kryhen gjitha punët që kësaj familje ti sigurohet banimi.
“Pos që kemi grumbullua mjete për këtë shtëpi si dhe aksionin e shoqatës Vitia në Gjenevë, është dashtë angazhim I anëtarëve të shoqatës për kontraktim dhe mbikëqyrje të punimeve, për çka falënderoi anëtarin e kryesisë z. Shaip Deda, që pos kontributit me je financiare ka ndarë edhe kohën e tij të çmuar që të jetë afër familjes Ibrahimi nga koha kur ka filluar deri në përfundim të kësaj shtëpie”, ka thënë Hajrullahu.
Kurse kryfamiljari i familjes Ibrahimi, Flamuri, ka thënë se kjo ndihmë e shoqatës Iliria ja ka bërë realitet një ëndërr që vetë nuk mund ta realizonte, sigurimin e kulmit mbi kokë për fëmijët e tij. “ Fjalët janë të pakta të falënderoi gjithë ata që me mjete financiare kontribuuan në ndërtimin e shtëpisë sime , dhe me këtë rast falënderoi edhe firën “Kamberi” e cila pa pagesë bëri punët në ndërtimin e kësaj shtëpie”, ka thënë Ibrahimi.
Sant Julian , Francë
Ibrahim Sefedini