Të gjithë e duam ndryshimin. I madh e i vogël, pleq e të rinj, gra e burra, djem e vajza. Të gjithë! E duam ndryshimin sepse jemi lodhur duke jetuar në një rutinë ngulfatëse për vite me radhë. Jemi lodhur nga premtimet boshe, nga fjalë të pakuptimta dhe nga programe politike të kota. U lodhëm aq shumë dhe u zhgënjyem aq shumë, sa kemi ardhur në një kohë, që qytetarit po i intereson vetëm një premtim, një fjalë dhe një program, që e mbanë emrin VETËVENDOSJE!
Nga: Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kandidate për asamble komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, me numër 36
Duke pasur kontakt të pandërprerë me qytetarë gjatë aktivitetit në teren, na jep indikacionin më të mirë të fitores. Është kënaqësi e veçantë, kur takon njerëz që me zemër e përkrahin Lëvizjen, kur diskuton me të tjerë që me mendje të plotë e duan ndryshimin, që e ofron Lëvizja dhe kur të rastisë të pish kafe me ata që të vetmen shpresë e kanë tek Lëvizja. E a ka më mirë se kjo?!
Tubimi hapës i Lëvizjes në Gjilan, ishte krenari! Aq shumë qytetarë kishin ardhur për të qenë pjesë e tubimit në teatër, sa më shumë se gjysma e tyre mbetën jashtë, sepse as salla nuk po i nxinte më.
Duartrokitje, thirrje, brohoritma, shpresë, entuziazëm, krenari, ndryshim! Për Visarin u duartrokit, për Albinin u brohoritë, për Besën pati entuziazëm, për kryetarin e ardhshëm të Gjilanit Sami Kurteshi, e gjithë salla u ngritë në këmbë, sepse vetëm tek ai po shihet shpresa për ndryshimin e madh që po vjen me Lëvizjen Vetëvendosje!
Edhe vet kryetari i ardhshëm i Gjilanit e tha, se “ne, të nominuarit e LËVIZJES VETËVENDOSJE! për qeverisje të Komunës së Gjilanit, nuk zbresim qiellin në tokë, as nuk e bëjmë tokën parajsë. Ne nuk bëjmë premtime të rrejshme e mashtruese”.
Unë si pjesë e listës për asamble komunale, nuk mund ta zbresë qiellin në tokë, por as nuk mund ta bëjë tokën parajsë. As unë, nuk mund të bëjë premtime të rrejshme dhe mashtruese.
Unë mund ta ngritë zërin për çështje me interes të përgjithshëm, unë mund të përpiqem të kontribuojë në realizimin e kërkesave të përgjithshme, unë mund të jem inkurajuese dhe shtytëse e zhvillimit, sepse unë i përkasë një subjekti që të mirën e përgjithshme e ka interes të vetmin. Prandaj, nuk dua të kërkojë besimin e qytetarëve, duke iu lutur të ma jepni votën, sepse unë si e re i duhem Gjilanit, ose sepse unë si e re mund të jem zë i fuqishëm për të rinjtë.
Jo! Unë e dua besimin tuaj, sepse e di që edhe ju, sikurse unë, besoni në Lëvizjen Vetëvendosje! Dua të besoni në mua, sepse këtë dua ta vendosni ju vetë. Dua të besoni në mua, sepse unë besoj në Sami Kurteshin, e bashkë me Sami Kurteshin, dua të besoni që ëndrrat tona për Gjilanin, shumë shpejtë do të bëhen realitet.
Prandaj, unë ju bëjë thirrje të mos ëndërroni më, sepse koha e ëndrrave ka marrë fund. Unë, ju bëjë thirrje që të gjithë të bëheni shkak i fitores bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje! më 22 tetor, duke votuar numrin 10. Bëjeni këtë, sepse koha e ëndrrave ka përfunduar. Tani është koha e punës ditën dhe e gjumit natën. Dhe zgjimit për të nisur punën e zhvillimit, prosperitetit dhe të ardhmes.
Bashkë, me mendje dhe me zemër për Komunën tonë.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje