Qendra e Trajnimit e Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ka mbajtur punëtorinë me Menaxherët e Tatimit në Pronë në Komuna me të cilët kemi trajtuar dimensionin ligjor dhe institucional të Komunave si dhe kompetencat e tyre në shqyrtimin e ankesave ndaj faturës së tatimit në pronë sipas legjislacionit të ri.
Trajnimi ka qenë i fokusuar në aspekte praktike dhe teorike të shqyrtimit të ankesave në Komunë dhe procedurën e shqyrtimit të ankesës para dërgimit në organin më të lartë.
Po ashtu trajnimi ka trajtuar edhe aspekte të ndryshme sa i përket digjitalizimit të shërbimeve në komuna e të cilat mund ta lehtësojnë procesin e ankesave. /2LONLINE/