Për nje vizite pune në Spitalin e Përgjithshëm Gjilan sot kishim kënaqësinë të prisnim Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK Mr.Ph.Elvir Azizin i cili ishte i shoqëruar nga Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK Dr.Ardian Shefkiu, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gjilanit.
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm Gjilan Dr.Arsim Emini e njoftoi, z.Azizi më për së afërmi me punën e cila po bëhet në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, sfidat, planet dhe projektet të cilat na presin në këtë vit dhe në vitet në vijim konform Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.
Drejtori i Spitalit Dr.Arsim Emini së bashku me drejtorin Klinik Dr.Ruzhdi Kadriu, Drejtoreshën e infermierisë Msc.Vlora Shalaj dhe Drejtorin e Administratës Msc.Sevdail Ahmeti, e njoftuan delegacionin nga SHSKUK me nevojat e Spitalit të Gjilanit për kuadro të reja dhe përpjekjet të cilat po bëhen në ngritjen e kualitetit dhe sigurisë së shërbimeve shëndetësore në Spitalin e Gjilanit.
Nga ana tjetër, Drejtori i SHSKUK Z.Elvir Azizi na njoftoi me disa pika të riorganizimit të shërbimeve në kuadër të spitaleve dhe të SHSKUK si tërësi të cilat do të jenë në harmoni me statutin e ri të SHSKUK, si dhe disa aspekte të tjera të zhvillimit të nivelit sekondar të shëndetësisë.
Në fund delegacioni nga SHSKUK vizitoi repartin e Biokimisë ku u njoftuan për së afërmi me punën që bëhet aty, paisjet, kuadrin dhe nevojat e këtij reparti, thuhet në njoftimin e Spitalit të Gjilanit. /2LONLINE/