Drejtoria e Arsimit në Komunën (DKA) e Gjilanit ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Olimpiadën Speciale të Kosovës e cila përbëhet nga: znj. Igballe Hasani Potera, Presidente e Olimpiadës; znj. Kimete Bekaj, drejtoreshë sportive; znj. Drita Dushi Parduzi, drejtoreshë nacionale; znj. Almedina Morina, koordinatore.
Albana Demiri, drejtoreshë e DKA-së ka bërë me dije se qëllimi i këtij bashkëpunimi është angazhimi i fëmijëve me nevoja të veçanta të komunës së Gjilanit në aktivitete sportive të tilla si: Skijimi, Atletika, Basketbolli, Futbolli, Noti, Bowlingu.
“Nga ky muaj do të fillohet me aktivitete nëpër shkolla për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta.”, ka bërë me dije drejtoresha Demiri. /2LONLINE/