Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti, kanë pritur sot në takim përfaqësuesin e Shoqatës të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ( PRAK), Ruzhdi Rexha.
Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth bashkëpunimit të kësaj shoqate me komunën e Vitisë, konkretisht edhe është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit që ka për qëllim bashkëpunimin në mes të drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale dhe PRAK-it. Sipas këtij dokumenti parashihet themelimi i Këshillit të Pacientëve në komunën e Vitisë.
Përndryshe bëhet me dije se qëllimi i këtij këshilli është që të shërbej si një mekanizëm formal për përfshirjen e pacientëve në vendimmarrje në mënyrë që të punojnë së bashku me institucionet dhe stafin shëndetësor për të rritur cilësinë dhe sigurinë e shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe komunitetin. /2LONLINE/