Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i PDK-së, në Konventën e dhjetë të kësaj partie. Krasniqi ka marrë besimin e shumicës së delegatëve, kundër kanë votuar shtatë delegatë.
Krasniqi në prezantimin e platformës së tij politike para delegatëve të Konventës së dhjetë zgjedhore ka thënë se PDK-ja është shtëpi e çlirimtarëve, intelektualeve, patriotëve e vizionarëve dhe do ta nisë një kapitull të ri siç i ka hije, duke respektuar pafundësisht të kaluarën, të tashmen dhe kontributin e secilit, transmeton Epoka e Re.
Memli Krasniqi flet pas zgjedhjes në krye të PDK-së