DYLON

Kryeministri Kurti priti në takim ish-eurodeputeten Doris Pack

Kryeministri Kurti priti në takim ish-eurodeputeten Doris Pack
Avatar photo Redaksia

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-deputeten e Parlamentit Evropian, znj. Doris Pack, të cilën e falënderoi për kontributin shumëvjeçar në mbështetje të Kosovës.

Ish-eurodeputetja Pack, përgëzoi kryeministrin për marrjen e detyrës dhe për frymën e re që sollën zgjedhjet e fundit. Ajo vlerësoi përkushtimin e Qeverisë për të sjellë ndryshime në vend.

EkoHigjiena

Po ashtu ritheksoi mbështetjen e saj për Kosovën dhe rajonin, në përpjekjet për paqe, siguri dhe integrim në Bashkimin Evropian.

U bisedua për zhvillimet politike në vend dhe prioritetet e qeverisë për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve nga jashtë. Po ashtu, u diskutua për të arriturat gjatë këtyre 100 ditëve të qeverisjes si dhe takimin e 15 qershorit në Bruksel mbi kapitullin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Kurti theksoi planet e qeverisë lidhur me sistemin e edukimit dual dhe mundësitë e bashkëpunimit me shtetet evropiane dhe mërgatën tonë nga shtetet gjermanofolëse, si dhe sjelljen e përvojave të mira për kontekstin e Kosovës. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.