Misioni i OSBE-së ka vlerësuar lart punën e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë.
Nga përfaqësuesit e OSBE-së është vlerësuar angazhimin i Koordinatores së NJKDNJ-së, njëherit edhe Koordinatore e Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje, Nazmije Demolli-Kastrati, e cila është ftuar për të ndarë përvojen e saj në puntorinë e organizuar nga OSBE me antarët e MKKDHF nga komunat: Vushtrri, Mitrovicë, Skënderaj e Podujevë.
Përfaqësuesja e NJKDNJ-së në Kamenicë, znj. Demolli-Kastrati në këtë punëtori para të pranishmëve prezantoi përmes sllajdeve punën e MKKDHF prej themelimit, takimet, aktivitetet dhe hartimin e Planit të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje.
Në takim nuk munguan as diskutimet dhe interaktiviteti.
OSBE-ja dhe pjesëmarrësit u ndanë shumë të kënaqur nga punëtoria të cilët falenderuan znj.Demolli-Kastrati për prezantimin dhe kontributin e dhënë në punëtori, e poashtu e inkurajuan që të vazhdoj më këtë kontribut edhe në Komunën e Kamenicës në mënyrë që të jetë shembull për komunat tjera. /2LONLINE/