Zëvendëskryetari i Komunës në Preshevë, Xhelal Mehmeti, duke përshkruar gjendjen e sigurisë në Luginë në përgjithësi e veçanërishtë në Komunën e Preshevës, ka thënë se ajo është e qetë ndërkohë që ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për qytetarët e këtushëm.
Xhelal Mehmeti, ka kërkuar reduktimin e forcave të tepërta si dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që mos të krijojnë panik ndër qytetarët e këtushëm, shkruan Titulli.com.
Pas përfudnimit të luftës së armatosur në Luginën e Preshevës, në vitin 2001, ky rajon është tej ngarkuar me prezencë të madhe të policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe.
Ndërkohë janë evidentuar qindra incidente, të cilat asnjëher nuk janë zbardhur, gjë e cila ka fuqizuar kërkesën për reduktim të forcave në rajon.
video: Titulli.com