(2LONLINE)- Arben Mehmeti, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhtë e LDK-së i ka adresuar një krëkesë kreut të komunës Lutfi Hazirit, përmes të cilës ka kërkuar që të shikon mundësin që përmes rregullores që ka të bëjë me përcaktimin e taksave,ngarkesave dhe gjobave komunale të ndikoni që për kafeteritë që gjenden në afërsi të shkollave fillore,të mesme dhe fakulteteve të ju parashihet një taksë pak më specifike e q ë nuk duhet të jetë e ulët
“Duke pasur parasysh se jemi aktualisht në fazën e nxjerrjes së rregullores që ka të bëjë me përcaktimin e taksave,ngarkesave dhe gjobave komunale dhe duke parë se ende nuk është aprovuar në kuvendë komunalë mendoj se do të ishte me rëndësi që të kemi edhe disa veprime që mund të ndikojnë në mirëqenien më të mirë të qytetarëve të komunës së Gjilanit respektivisht nxënësve dhe studentëve,dhe duke pasur parasysh këtë interes qytetarë po ju propozojë që të shikoni mundësin që përmes kësaj rregullore të ndikoni që për kafeteritë që gjenden në afërsi të shkollave fillore,të mesme dhe fakulteteve të ju parashihet një taksë pak më specifike dhe që mendoj se nuk duhet të jetë e ulët”, thuhet në shkresën e Mehmetit. .
Ai ka thënë se aktualisht është problem evidentë çështja e kafeterive në afërsi të hapësirave të shkollave dhe kjo direkt ndikon në edukim jo të mirë të brezave të rinj. “Andaj si komunë kemi obligim të kujdesemi që ato hapësira ku funksionojnë shkollat ti kufizojmë nga bizneset për përfitime personale që mund të cenojnë interesin vitalë të shoqërisë- brezin e ri. Dhe se përmes kësaj forme të taksimit specifik të këtij lloji të biznesit të ndikojmë që hapësirat për rreth shkollave të kontrollohen dhe kufizohen më shumë së paku përmes kësaj forme”, ka thënë Arben Mehmeti, anëtar i Kuvendit Komunal në Gjilan. /2lonline/