Profesori Mehmetali Rexhepi, ligjërues i Gjuhës Shqipe dhe ish-drejtor i Gjimnazit, ka dhuruar disa libra të tij për Bibliotekën e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan.
Drejtori i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti”, Bekim Mustafa, ka falënderuar autorin e këtyre librave, duke theksuar se ato do t’a pasurojnë bibliotekën e shkollës sonë dhe nxënësit tanë do t’i mirëpresin këta tituj të rinj.
Mehmetali Rexhepi, prozator dhe poet i njohur i letrave shqipe, Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ia ka dhuruar botimet e tija më të reja “Thurja e modelit”, “Hirësia e motit”, “Vetullat e majborës”, “Hirësi e flluskuar” dhe “Urtina”.
Ai ka thënë me këtë rast se gjimnazi ishte shkolla ku ai kishte kaluar një pjesë të madhe të rinisë së tij, andaj ai beson se nxënësit e gjimnazit me kënaqësi do t’i lexojnë veprat e tij. /2LONLINE/