Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë me dije se ka pritur në takim familjarët e ushtarakëve tanë, pjesëmarrës në mision ushtarak jashtë vendit.
“Me këtë rast, atyre u shpreha mirënjohjen dhe respektin e lartë për kontributin e tyre prindor e familjar për motivimin patriotik të bijëve e bijave të tyre për shërbim vetëmohues ndaj Kombit e Atdheut përkrah forcave të aleatëve tanë”, ka thënë Mehaj.
Ai tha se gjithashtu i ka njoftuar se, nga përvoja personale në operacione shumëkombëshe, ka inicuar realizimin e rregullores së veçantë për përkujdesje institucionale ndaj familjarëve të ushtarakëve tanë gjatë dhe pas kohës së shërbimit në mision.
“Krenaria jonë dhe e familjarëve ishte e përbashkët duke ditur se ushtarakët tanë në misione të tilla janë ambasadorët më të mirë të Ushtrisë dhe Republikës sonë”, ka thënë ministri Mehaj. /2LONLINE/