Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë me dije se pas studimeve intensive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha me specializim në fushën e IT ushtarake si dhe Uran Jahiri me specializim në fushën e logjistikës.
Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në gradën Kapiten.
“Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë”, ka thënë ministri Mehaj. /2LONLINE/