DYLON

Mehaj: Ushtarakët tanë në misione jashtë vendit me përkujdesje të veçantë ligjore edhe për familjet e tyre

Mehaj: Ushtarakët tanë në misione jashtë vendit me përkujdesje të veçantë ligjore edhe për familjet e tyre
Avatar photo Redaksia

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë me dije se ka pritur në takim familjarët e ushtarakëve tanë, pjesëmarrës në mision ushtarak jashtë vendit.

“Me këtë rast, atyre u shpreha mirënjohjen dhe respektin e lartë për kontributin e tyre prindor e familjar për motivimin patriotik të bijëve e bijave të tyre për shërbim vetëmohues ndaj Kombit e Atdheut përkrah forcave të aleatëve tanë”, ka thënë Mehaj.

EkoHigjiena

Ai tha se gjithashtu i ka njoftuar se, nga përvoja personale në operacione shumëkombëshe, ka inicuar realizimin e rregullores së veçantë për përkujdesje institucionale ndaj familjarëve të ushtarakëve tanë gjatë dhe pas kohës së shërbimit në mision.

“Krenaria jonë dhe e familjarëve ishte e përbashkët duke ditur se ushtarakët tanë në misione të tilla janë ambasadorët më të mirë të Ushtrisë dhe Republikës sonë”, ka thënë ministri Mehaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.