Në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në profilin e tij, ka publikuar fotografi të aktiviteteve të ndryshme, siç thotë: “me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Postimi i tij i plotë:
Qytetarë të dashur,
Në prag të Ditës së Forcës dhe Ditës së Flamurit kam kënaqësinë të ndajë me ju foto nga aktivitetet aktuale që jemi duke realizuar së bashku me vëllezërit dhe motrat tona të Republikës së Shqipërisë në akademinë, shkollat dhe qendrat profesionale ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
28 fotografi për 28 Nëntorin tonë të përbashkët!
Së bashku jemi më të fortë!